Moto-Fest Pogradeci
Motoklub Pogradeci këtë vit organizon MOTO-FEST POGRADEC 2026 e cila do zhvillohet tek sheshi para Qëndrës së Kulturës Lasgush Poradeci.
Në dt 17 Korrik do jenë të ftuar Rubin Kaso dhe Frank Ibrahimi ndërsa në dt 18 Korrik do jenë të ftuar Niki Zaimi dhe Offchestra. Të dyja netët do kemi suport VJ Erioni.
Parada e motorrëve do jetë në dt 18 Korrik.
MotoKlub Pogradeci gjen rastin dhe falenderon të gjjtha bizneset dhe individët pogradecarë që na sponsorizuan për ta bërë këtë event sa më të bukur.