“Mozart & Beethoven” te TKOB
MOZART & BEETHOVEN📯
✨Një mbrëmje ku bashkohen dy gjeni që ndryshuan përgjithmonë historinë e muzikës.
Në këtë nëntor që vazhdon të na mbushë me emocione, Orkestra Simfonike e TKOBAP-së sjell një udhëtim muzikor që nis me dritën hyjnore të Mozartit dhe përfundon në horizontet e qeta të botës pastorale të Beethoven-it.🤩
Nën dirigjimin e maestro Peter Michael Garst, skena jonë shndërrohet në një hapësirë ku dy epoka, dy stile dhe dy vizione të mëdha muzikore bashkohen për të krijuar një mbrëmje të magjishme që ndihet në çdo notë të saj.
Mos mungoni!
🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.
Ju mirëpresim!