Mrekullitë e Arbërisë në UNESCO nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore

✨Mrekullitë e Arbërisë në UNESCO vijnë së bashku në një premierë unike nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore.

Tingujt epikë të lahutës, magjia e polifonisë, energjia e K’cimit të Tropojës, hijeshia e xhubletës, madhështia e qyteteve të gurit dhe tradita e lashtë e transhumancës ndërthuren në një spektakël që sjell në skenë shpirtin e trashëgimisë sonë kombëtare.

✨Të ftuar mjeshtrit e folklorit:
• Vendim Kapaj – fyell
• Pjetër Matusha – lahutë
• Grupi “Fyejt e Gramshit”
• Hatixhe Lushi

Me pjesëmarrjen e veçantë të “Nderit të Kombit”, Bujar Asqeriu.

Kjo mbrëmje është një udhëtim artistik në rrënjët e identitetit tonë nëpërmjet thesareve shqiptare të shpallura pasuri e njerëzimit nga UNESCO, perla që përfaqësojnë identitetin, historinë dhe shpirtin tonë kombëtar.

Mos mungoni!

22-23 shkurt, 19:00

🎟️ Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30

Ju mirëpresim!

Date

22/02/2026

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.