
“Mullixhesha e Bukur” në Vlorë
Pas duartrokitjeve të shumta në Tiranë dhe në Berat, “Mullixhesha e Bukur” udhëton drejt Teatrit “Petro Marko” në Vlorë 🎼
🎶 Historia e një dashurie të pafat, e thurur ndër vargjet e Wilhelm Müller-it dhe tingujt e kompozitorit austriak Franz Schubert, sjell një udhëtim emocional në skenën mikpritëse të Vlorës.
✨ Baritoni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi bashkohen sërish në një natë ku muzika prek shpirtin dhe çdo tingull i flet vetë zemrës.
📍 Vlorë, Teatri “Petro Marko”
🗓 18 shtator | ⏰ 19:00
