Muzeu i dëgjimit – Shkodra Elektronike
Ndigjoni k’nej! 📣💥
Podkasti Muzeu i Dëgjimit [Epizodi 6] kthehet në Tulla me një grup të veçantë, i cili u ngjit në skenën muzikore shqiptare dhe evropiane me një shpejtësi marramendëse si një raketë galaktike – Shkodra Elektronike.
Muzika e tyre është një recetë me vlerësim “Michelin” me 5 yje, e përbërë nga një përzierje mjeshtërore të muzikës popullore shqiptare dhe asaj elektronike.
Kësaj radhe, Shkodra Elektronike paraqet albumin e tyre Shndrit! në format vinyl, në Tulla Record Store.
Pas bisedës me ShE, do të organizohet dëgjimi i albumit në gramafon, me sistem audio të cilësisë së lartë profesionale.
Fansat e ShE do ta kenë mundësinë ta marrin kopjen e tyre te albumit bashkë me autogramet e bendit.
📅 1 nëntor 2025
🕗 Ora 20:00
🎟️ Vendet e kufizuara