Muzika e George Enescu-t te TKOB

Muzika e George Enescu-t në Tiranë

Një mbrëmje që na çon drejt shpirtit të Rumanisë, aty ku çdo tingull flet me pasion, nostalgji dhe ndjenjë.
🌟Kompozimet e George Enescu-t, “fenomenit më të madh muzikor që nga Mozarti”, siç e quante Pablo Casals, janë një urë mes folklorit rumun dhe elegancës së muzikës europiane.

Nga Aubade dhe Trois Mélodies te Cantabile et presto dhe Sept Chansons de Clément Marot, mbrëmja vjen si një udhëtim poetik në universin e një gjeniu që frymëzoi botën

6 Nëntor, ora 19:00✨

Me pjesëmarrjen e sopranove:
Sonila Baboçi dhe Eriona Gjyzeli si dhe ansamblit të instrumentistëve, Enalda Gjoni, Elton Tola, Xhanina Çela, Mario Guralumi, Herta Cane, Laura Lila, Daria Antonia Dragoicea.

Një premierë në TKOBAP, që na kujton se muzika është gjuha më e thellë e shpirtit.📯❤️

Për rezervime kontaktoni: +355698703233

🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.

Ju mirëpresim!

Date

06/11/2025

Time

19:00

Çmimi

Me biletë

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.