Muzikë dhome nga OSFA String Quartet te Galeria e Arteve Digjitale, Korçë
OSFA String Quartet në Sezonin e Muzikës së Dhomës vjen më 21 shkurt, ora 19:30, në Galeria e Arteve Digjitale në Korçë, me një program të përzgjedhur nga Joseph Haydn, Anton Webern dhe Erwin Schulhoff.
Në këtë mbrëmje muzike dhome interpretojnë Xhudi Dodaj (violinë), Xhulja Dodaj (violinë), Stela Bello (violë) dhe Remino Sula (violonçel), në një program që sjell dialogun e stileve dhe finesën e interpretimit bashkëkohor.