“Next Generation” në Tropojë me DJ Oda Halitin, Shpat Dedën etj.
21-22 Nëntor
Next Generation është një projekt që fton krijues nga Shqipëria dhe Kosova në një hapësirë të përbashkët ku arti, kultura dhe idetë e brezit të ri bashkohen për të menduar dhe ndërtuar të ardhmen. 🇦🇱🤝🇽🇰
Ky projekt krijon një terren të përbashkët ku arti bëhet mjet dialogu, ku kultura dhe krijimtaria marrin formë të re dhe ku zëri i brezit të ri dëgjohet përtej kufijve.
Përmes forumeve, punëtorive dhe performancave, Tropoja do të kthehet në një qendër bashkëpunimi, ku artistë, muzikantë, dizajnerë dhe krijues të rinj nga të dy vendet do të takohen, do të ndajnë përvoja dhe do të krijojnë së bashku.
Next Generation synon të forcojë bashkëpunimin kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe të ndërtojë një model të ri diplomacie kulturore që buron nga arti dhe energjia e brezit të ri.
Takohemi në Tropojë! 🏔️
Oda Haliti, e njohur për mënyrën se si ndërton atmosferën dhe për ritmin që udhëton mes Tiranës, Prishtinës dhe Berlinit, i bashkohet Next Generation në Tropojë.
DJ set-i i saj sjell me vete energjinë e këtyre skenave dhe e vendos Tropojën në të njëjtin rrugëtim krijues – 22 nëntor
Shpat Deda është kantautor i vlerësuar me bazë në Prishtinë, i njohur për tekstet e tij të drejtpërdrejta dhe intime. Muzika e tij ndërthur pop, soul, rock dhe jazz, duke i kthyer përvojat e përditshme dhe marrëdhëniet njerëzore në rrëfime të sinqerta – 22 nëntor
Takohemi në Tropojë. Next Generation nis këtu!