Nga e shkuara në argëtim – Eksplorimi i Durrësit përmes lojërave dhe krijimtarisë

Durrësi Aktiv dhe MuZEH Lab ju ftojnë të bëheni pjesë e një eksperience unike kulturore, ku historia, kreativiteti dhe komuniteti bashkohen në një ditë të veçantë!
📅 Data: 25 Mars 2025
📍 Vendndodhja: Kulla Veneciane & Hamami i Durrësit
⏰ Ora: 11:00 – 17:00
🎟 Hyrja e lirë – e hapur për të gjithë!
📌 Çfarë do të ndodhë?
🎲 Lojë tavoline – Eksplorimi i Durrësit përmes lojës
🎨 Punëtori kreative – Kolazhe artistike mbi trashëgiminë
🖌️ Instalacion bashkëpunues – Shtresat e trashëgimisë përmes artit
Ky aktivitet është i hapur për fëmijë, familje, artistë lokalë, entuziastë të trashëgimisë dhe të gjithë komunitetin.
Në kuadër të këtij eventi, Qendra Muzeore Durrës dhe Qendra Multifunksionale Nishtulla do të jenë partnerë kyç, duke sjellë kontributin e tyre në edukimin kulturor dhe përfshirjen e komunitetit.
📢 Ejani të mësojmë, krijojmë dhe luajmë së bashku!
Ky event organizohet në kuadër të projektit “Trashëgimia Epidamn: Lidhja midis së Shkuarës dhe të Tashmes”, i zbatuar nga Durrësi Aktiv në bashkëpunim me MuZEH Lab, nën programin EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Date

25/03/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

11:00 - 17:00

Çmimi

Pjesëmarrje e lirë

Location

"Torra Veneciane" Durres
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart