“Opera & balet” te TKOB
Një mbrëmje dedikuar operës dhe baletit bashkon në skenën e TKOBAP-së solistët lirikë, solistët dhe Trupën e Baletit, si edhe Orkestrën Simfonike, në një dialog të ndjerë mes zërit, lëvizjes dhe muzikës. Një përvojë skenike e ndërtuar si një mozaik artistik, ku ariet dhe duetet më të njohura të repertorit operistik botëror ndërthuren natyrshëm me ekstrakte baleti nga krijime klasike dhe bashkëkohore.
📜Programi i mbrëmjes përfshin vepra nga kompozitorë të mëdhenj të operës si Giacomo Puccini, Giuseppe Verdi, Wolfgang Amadeus Mozart, Gaetano Donizetti, Umberto Giordano, Pietro Mascagni dhe Franz Lehár, si edhe fragmente koreografike që sjellin në skenë një udhëtim estetik nga baleti klasik drejt gjuhës bashkëkohore të lëvizjes.
💃Koreografitë mbajnë firmën e August Bournonville, Edi Blloshmi, Enada Hoxha, Renato Zanella, Peter Quanz dhe Alvaro Dule, duke krijuar një hark estetik që lidh traditën me shprehjen moderne.
🪄Nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, artistët e TKOBAP-së ngjiten në skenë për të dhuruar një mbrëmje ku opera dhe baleti dialogojnë me elegancë, duke ndërtuar një gjuhë të përbashkët skenike që prek dhe mbetet gjatë në kujtesë.
17 janar ora 19:00
🎟️ Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30
Ju mirëpresim!