Opera “Cavalleria Rusticana & Gianni Schicchi” te Teatri i Operas dhe Baletit
♥️Cavalleria Rusticana & Gianni Schicchi
Dy kryevepra të operës botërore bashkohen çdo natë për katër mbrëmje rresht në skenën e TKOBAP-së. ✨
Nga pasioni i zjarrtë dhe drama e thellë e operës “Cavalleria Rusticana” të Mascagni-t, tek ironia e mprehtë dhe humori brilant i operës “Gianni Schicchi” të Puccini-t, publiku ftohet në një udhëtim emocional mes të kundërtave që vetëm opera di t’i sjellë kaq fuqishëm.
🤍2 opera çdo natë, për 4 mbrëmje rresht
3, 4, 6, 7 prill
Ora 20:00
Për të tjera informacione dhe surpriza, ndiqni njoftimet tona në vijim.
Për rezervime kontaktoni në:
+355 69 870 3233
🎟️ Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30
Ju mirëpresim!