Opera “Il Trovatore” – Giuseppe Verdi te Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor

📜“Il Trovatore”, kryevepra botërore e Giuseppe Verdit, rikthehet në skenën shqiptare me një produksion të ri që mban firmën e regjisorit të mirënjohur Roberto Catalani, realizuar nga Teatro “Amilcare Ponchielli” i Cremonës në Itali.

🎶Pas 24 vitesh mungesë, rikthehet në skenën shqiptare tenori ynë i mirënjohur me karrierë ndërkombëtare në skenat më prestigjoze të botës, Josif Gjipali.

Për herë të parë në Shqipëri, në një produksion operistik, debuton në skenën e TKOBAP-së mezzosoprano shqiptare me famë ndërkombëtare Enkeleida Shkoza, në rolin dramatik të Azucenës.

✨Roli i Conte di Luna interpretohet nga baritoni Ankhbayar Enkhbold dhe baritoni i mirënjohur i teatrit, Armando Likaj.
Në rolin e Leonorës, skenën e ndajnë sopranot e mirënjohura Eva Golemi dhe në kastin e dytë Ramona Tullumani.

Rolin e Azucenës në kastin e dytë e luan mezzosopranoja e teatrit Ivana Hoxha ndërsa roli i Manricos vjen në kastin e dytë nga tenori Amadi Lagha.

✨Rolin e Ferrandos e sjell në skenë Bledar Domi. Ines interpretohet nga Suada Gjergji dhe Greis Shametaj, ndërsa roli i Ruiz ndahet mes Matias Xhelit dhe Redon Sinellës.

🪉🎼Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP-së, nën drejtimin e dirigjentit Andrea Solinas dhe dirigjentit të korit Dritan Lumshi, kompletojnë këtë vizion artistik, duke sjellë një përvojë të paharrueshme ku muzika, drama dhe pasioni verdian bashkohen në një shfaqje monumentale.🎼

11–12–13 Dhjetor, ora 19:00
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor

Mos mungoni!

🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:30.

Ju mirëpresim!

Date

11/12/2025

Time

19:00

Çmimi

Me biletë

Location

Teatri i Operas dhe Baletit
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.