Opera “L’elisir d’amore” nga Gaetano Donizetti te TKOB

L’elisir d’amore❤️
Opera lirike e Gaetano Donizetti, me komicitetin dhe romantizmin që e karakterizojnë, vjen gjatë muajit të dashurisë në skenën e Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

📜Një lexim i ri skenik e zhvendos veprën në një fshat piktoresk bregdetar, ku shpaloset historia e Nemorinos, djaloshi naiv dhe i ndrojtur, i cili beson se një elisir magjik do ta ndihmojë të fitojë zemrën e Adinës.

✨Ky produksion i ri përcjell me ndjeshmëri dhe humor besimin tek dashuria e sinqertë, fuqinë e ëndrrës dhe guximin për të dashuruar. Mes muzikës plot dritë të Donizettit dhe një atmosfere mesdhetare, elisiri shndërrohet në simbol të shpresës dhe dëshirës njerëzore për t’u ndjerë i zgjedhur dhe i dashur, duke ruajtur frymën e lehtë dhe lozonjare të komedisë lirike.

✨Me emra të spikatur të skenës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare, ky produksion bashkon interpretime të nivelit të lartë, vizion artistik bashkëkohor dhe një qasje të freskët skenike, duke e shndërruar L’elisir d’amore në një nga ngjarjet më të veçanta artistike të muajit shkurt.

Për të mësuar më shumë rreth shfaqjes, na ndiqni në ditët në vijim.🤩

🎟️ Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30

Ju mirëpresim!

Date

11/02/2026
Kategorite

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

Organizer

Teatri i Operas dhe Baletit
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.