
Opera “Rita” në Vlorë
Vazhdon kalendari i shfaqjeve për muajin Tetor në Teatrin “ Petro Marko “ Vlorë me 🎭RITA🎭Sjell në skenë për shikuesin e gjerë Opera Comike me një akt, RITA, me muzikë të kompozitorit italian Gaetano Donizetti mbi një libret francez nga Gustave Vaëz.
Kjo vepëre karakterizohet nga një mesazh i fortë shoqëror (social), tipari narrative (tregues) i saj është lufta kundër dhunës gjinore, veçanërisht ndaj grave.
Opera, një komedi familjare është e përbërë nga tetë opuse muzikore te gërshetuara me dialog të folur ( recitativ ),është shkruar në vitin 1841.
Në këtë edicion të gjashte te platformës Let it be music në Vlorë, si vepra e parë e ketij zhanri vënë në skenë nga artistë vlonjat dhe të huaj,deviza jonë : për përhapjen e operës, kjo kategori muzikore , por edhe një instrument i shkëlqyer social.
Opera Rita është një vepër e bukur me subjekt aktual dhe vërtet shumë e këndshme.
🗓️ 25 Tetor 2025
⏰19:00
🏫 Bashkia Vlorë
📍Teatri “Petro Marko”Vlorë
