Opera solemne “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Kryezot i Arbërit” te “Teatri i Operas dhe Baletit”

Arti dhe historia shqiptare do të shkrihen në një, me PREMIERËN BOTËRORE, operën solemne “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Kryezot i Arbërit”!

📌 I sjellë me kompozicion të shkëlqyer të Vasil S. Toles, shkruar mbi tekstin e Fan S. Nolit, si fitues i “Konkursit mbarëkombëtar të krijimtarisë muzikore” 🎖️ shpallur nga Ministria e Kulturës në vitin 2018, do të kremtohet mes 🎼notash pentagrami, historia e kombit shqiptar.

✨Solemne do të përcillet kjo opera, në 555-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, me profesionalizmin e Orkestrës Simfonike dhe Korit të TKOB-së, si dhe Korit të Filarmonisë së Kosovës, 🇽🇰 nën drejtimin e dirigjentëve të talentuar 🪄 si Sieva Borzak, Dritan Lumshi dhe Hajrullah Syla. Dhe katër do të jenë 💫 solistët virtuozë të kësaj vepre: baritoni Artur Vera, tenori Gerald Murrja, sopranoja Eva Golemi dhe mezzo-sopranoja Amelda Papa.

🤗Qasuni kësaj ngjarjeje historike, që do të mbetet gjatë në kujtesën e shoqërisë sonë!

🎟️Biletat mund t’i merrni çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 14:00, dhe nga ora 16:00 deri në orën 20:00.

Date

09/05/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

20:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.