ORKESTRA SIMFONIKE E KORÇËS NË PRISHTINË
ORKESTRA SIMFONIKE E KORÇËS NË PRISHTINË ✨
Jemi të lumtur t’ju prezantojmë koncertin e Orkestrës Simfonike të Korçës në Prishtinë, i cili do të mbahet më 8 tetor 2026, nga ora 19:30, në Ateliené e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Nën drejtimin e mjeshtrit Petrika Afezolli, Orkestra Simfonike e Korçës do të sjellë një program të pasur me vepra nga kompozitorët shqiptarë si: Çesk Zadeja, Thoma Gaqi dhe Feim Ibrahimi, krahas kryeveprave të repertorit botëror nga Wolfgang Amadeus Mozart, Antonín Dvořák, Pietro Mascagni dhe Johannes Brahms.
Ky është prezantimi i parë i Orkestrës Simfonike të Korçës në Prishtinë, një mbrëmje që shënon një tjetër hap të rëndësishëm në bashkëpunimin kulturor dhe muzikor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
📍 Atelieja – Pallati i Rinisë, Prishtinë
📅 8 tetor 2026
🕢 19:30
Rezervojeni datën dhe ejani të përjetoni nga afër këtë mbrëmje të veçantë muzikore. Hyrja është falas.
Koncerti mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Kosovës, Bashkia Korçë dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, dhe realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Filharmonisë së Kosovës dhe Orkestrës Simfonike të Korçës.
Date
- 08/10/2026
Location
- Atelieja – Pallati i Rinisë, Prishtinë