
“Panairi i Artizanëve”
PANAIRI I ARTIZANËVE
📅 10–12 Tetor
🕘 09:00–20:00
📍 Diga e Liqenit Artificial, Tiranë / PMLAT
Përgjatë digës së Liqenit Artificial, do të zhvillohet Panairi i Artizanëve, në kuadër të 10-vjetorit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.
Një ekspozim tre-ditor i mjeshtërisë shqiptare, ku artizanë nga e gjithë vendi do të sjellin punimet e tyre unike, traditën dhe kulturën e punuar me dorë.
🎉 Tre ditë feste, ngjyra dhe art në park!
