
“Panairi i Librit të ri, të vjetër dhe të përdorur” nga “Pika pa Sipërfaqe”
Të premten dhe të shtunën, 21-22 mars, nga ora 10:00-20:00 organizojmë “Panairin e librit të ri, të vjetër dhe të përdorur.
Do ketë libra të përdorur në shqip dhe gjuhë të tjera, dhe botimet “Pika pa sipërfaqe” do jenë me zbritje.
Ditën e shtunë do ekspozohen edhe 50 libra të rrallë (botime përpara 1945-s) mbi Shqipërinë.
Ju mirëpresim.
