Panairi “Taverna e Adriatikut” Durrës
✨𝐓𝐀𝐕𝐄𝐑𝐍𝐀 𝐄 𝐀𝐃𝐑𝐈𝐀𝐓𝐈𝐊𝐔𝐓✨
📍Shëtitorja “Taulantia”, Durrës
🗓️20–22 Gusht 2026
Hapja zyrtare: 🗓️20 Gusht, 🕕ora 18:00
Nga 20 deri më 22 Gusht, në 📍shëtitoren “Taulantia”, ju ftojmë të bëheni pjesë e “Tavernës së Adriatikut”, një panair i dedikuar vlerave dhe produkteve tipike të Durrësit dhe zonave turistike përreth.✅
⏩️Përgjatë tri ditëve, vizitorët do të kenë mundësinë të njohin nga afër produktet tipike të zonës, shijet tradicionale dhe prodhimet lokale, ndërkohë një hapësirë e veçantë do t’u kushtohet 🧵artizanëve të qytetit, të cilët do të prezantojnë punime të frymëzuara nga tradita dhe kultura e Durrësit dhe e gjithë vendit.
➡️Atmosfera e panairit do të pasurohet edhe me program artistik, me pjesëmarrjen e 🎤🎶këngëtarëve të mirënjohur, si dhe të artistëve dhe talenteve të rinj të qytetit. 🌟
✨“Taverna e Adriatikut” vjen si një festë e shijeve, traditës, artizanatit dhe kulturës lokale, duke sjellë në 📍shëtitoren “Taulantia” një tjetër dimension të bukurisë dhe mikpritjes së Durrësit.🌊
Ju mirëpresim! 😍