Panairi “Traditat në duart e fëmijëve” në Durrës

17 Tetori është shpallur nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Jomateriale. Qendra Muzeore Durrës, në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit, Zyrën Vendore Arsimore dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve Durrës ka organizuar për të nderuar këtë ditë panairin “Traditat në duart e fëmijëve”.
Aktiviteti do të jetë një manifestim i trashëgimisë sonë nga brezi i ri; ai do të prezantojë punime të krijuara prej tyre, po aq sa objeke familjare që rrëfejnë histori, të ruajtura me kujdes prej tyre. Gjithashtu, aktiviteti do të përmbajë performanca të këngëve valleve dhe ritualeve tradicionale, që vazhdojnë të mbahen gjallë nga brezi i ri.
Ky aktivitet do të jetë një celebrim i identitetit tonë kombëtar, i sjellë dhe i manifestuar nga brezi i ri!
Mos mungoni:
Qendra Kulturore e Fëmijëve-17 tetor, ora 16.00

Date

17/10/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

16:00

Location

Qendra Kulturore e Fëmijëve, Durrës
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.