Për Manastirin: bisedë me Emira Selimi dhe Marin Memën

“Dhuro një libër për bibliotekën e parë shqipe në qytetin e Manastirit” është nisma që Emira Selimi ka marrë për të ndërtuar atë që deri më tani nuk është ndërmarrë nga asnjë pushtet.
Përjetimet e Emires janë të rëndësishme për të kuptuar se në kaq vite, përkundrejt të gjithave problematikave të tjera, ende nuk ia kemi dalë të ndërtojmë një shtet që e ka trajtuar seriozisht dhe ka qenë i përgjegjshëm rreth çështjes kombëtare.
Përkundrejt shantazheve dhe vështirësive, së pari si shqiptare, dhe së dyti si vajzë shqiptare, Emira ka bërë një punë të jashtëzakonshme, duke grumbulluar së bashku me aktivistë të tjerë të çështjes kombëtare në treva të ndryshme rreth 30.000 tituj në gjuhën shqipe.
Së bashku edhe me Marin Memën dhe përmes punës së tij, do të diskutojmë mbi gjendjen e qytetit të Manastirit dhe trevave të tjera shqiptare jashtë kufinjve.

 

Date

03/05/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00 - 20:00

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

Tek Bunkeri
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart