Performanca “Mamalia” te “COD Kryeministri”
Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) mirëpret “Mamalia”, një vepër kërcimi bashkëkohor nga artistët francezë Maéva Lassére dhe Simon Gabillet.
E prezantuar nën kurimin artistik të Edi Blloshmit, vepra ndërton një përvojë imersive në kufijtë mes kërcimit dhe teatrit, duke ftuar publikun në një udhëtim, në kërkim të një krijese misterioze — “Mamalia”.
Kjo vepër eksploron marrëdhënien mes trupit, instinktit dhe natyrës njerëzore, si një reflektim mbi identitetin dhe të panjohurën.
Ju mirëpresim më 31 mars | ora 18:00
Date
- 31/03/2026
Location
- COD Kryeministri