
Performancë “NAVigation Albania” në Krujë
Te dashur miq dhe ndjekës të MuZEH Lab, me ftesë kolektivi artistik/kulturor @thenave jeni të ftuar në mbrëmjen që organizohet sonte në orën 20.00 në qytetin e Krujës! Janë të ftuar artistë, profesionistë të kulturës, praktikues kulture, krijues dhe mendje krijuese të bashkohen në këtë mbrëmje! Mbrëmbja mbahet në dy hotelet Emiliano Rooms dhe Merlika Rooms! 32 artistë të huaj shfaqin përgjatë dy ditëve punët e tyre artistike midis të cilave, realitet virtual, art performues, poezi dhe shumë të tjera! Ata mund të mundësojnë edhe transport për ata që janë të interesuar. Kur të mbërrini atje pyesni për Shanon ose Ornagh!
