
“Përtej Maskave – Portrete dhe Kujtime” në Spaç
Përtej Maskave – Portrete dhe Kujtime
📅 Data: E shtunë, 18 tetor 2025
🕚 Ora: 11:00 – 15:00
📍 Vendi: Ish-Burgu Politik (303), Spaç, Mirditë
Tek Bunkeri ka kënaqësinë t’ju ftojë në një aktivitet të veçantë që do t’ju përfshijë në histori, art dhe reflektim kolektiv. “Përtej Maskave – Portrete dhe Kujtime: Një Eksplorim Audiovizual” do t’ju ofrojë një përvojë unike përmes ekspozitës, filmave, bisedave dhe takimeve personale.
✨ Pikat kryesore të programit:
-Ekspozita: “Maskat që Zbulojnë”
Një ekspozitë emocionuese me 35 portrete të ish-administratorëve dhe ish-të burgosurve politikë, shoqëruar me dëshmi autentike audio. Maska që zbulojnë më shumë se fshehin, duke ju përballur me pyetje mbi të kaluarën, frikën dhe krenarinë. Ekspozita është kuruar nga Edison Çeraj dhe maskat janë realizuar nga Trevis Çela dhe Arnen Sula
– Prezantimi i librit: “Terrene – Tetë Vështrime mbi Spaçin”
Një libër i ri që përmban tregime, ese dhe punime vizuale nga autorë të njohur, i frymëzuar nga përvojat e ish-të burgosurve politikë. Pas prezantimit, do të zhvillohet një bisedë mbi kujtesën dhe trashëgiminë kulturore.
– Shfaqje filmi: “ANTIMUZEU”
Një film animuar që trajton temat e ëndrrave, dashurisë, tradhtisë dhe kujtesës, me regji të Renis Hyka, skenar nga Dionis Prifti, animuar nga Trivet, rrëfyer nga Lulzim Zeqja, me muzikë nga Rafael Marinaj.
– Biblioteka Njerëzore: Biseda tet-a-tet
Takime me ish-të burgosur politikë dhe ish-punonjës të Spaçit, ku mund të ndani histori dhe përvoja nga periudha e errët e regjimit.
Ky aktivitet është një mundësi për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të krijuar një hapësirë shërimi dhe kuptimi përmes artit dhe kujtesës.
Ekspozita është pjesë e projektit “SHPIRTËRIM”, zbatuar nga Tek Bunkeri dhe mbështetur nga programi EU4Culture, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, dhe Sportit.
