
Përvoja interaktive “Arti i barabarti” te Galeria e Arteve Digjitale, Korçë
“Arti i barabarti” 🌈
Nga data 30 Maji, Galeria e Arteve Digjitale Korçë ju fton në një përvojë unike multimediale 360° që sjell në jetë librin për fëmijë “Arti i barabarti”, një udhëtim që frymëzon, edukon dhe prek zemrat e të vegjëlve dhe të rriturve njësoj.
Kjo ekspozitë rrëfen në mënyrë vizuale dhe ndjesore vlera të rëndësishme si:
✨ Toleranca
✨ Përfshirja
✨ Respekti për ndryshimet
✨ Unikaliteti ynë si njerëz, dhe barazia që na bashkon
🌟 E ndërtuar si një eksperiencë interaktive dhe ndikuese për fëmijët dhe familjet, “Arti i barabarti” është një ftesë për të reflektuar mbi ndjenjat, për të ndërtuar empatinë dhe për të edukuar brezin e ardhshëm drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse.
Ky projekt realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës.
📍 GAD KORÇË – Galeria e Arteve Digjitale
Hapja: 30 Maj 2025
