Poema për skenë “Salambo lexon gazetën” nga Elsa Demo në Lezhë
Salambo lexon gazetën – me 30.06.2026 në Lezhë
me 31.06.2026 Shkodër
Me Julinda Emiri
Poemë për skenë nga Elsa Demo
Regjisor – Vladimir Doda
Kostumografe – Dorentina Brand
Grafikë – Ona Gjoka
Sound & foto – Kejvin Kola
Ndricimi – Ervin Doda
Me mbështetjen e COSPE dhe Qendra Rinore H.A.N.A Lezhë
Elsa Demo – Gruaja me emrin Salambo, me bukuri të rrallë për të merituar emrin e priftëreshës së Kartagjenës në filmin e frymëzuar prej Floberit, hyri në fëmijërinë tonë si një krijesë e ardhur nga larg, që mbeti e huaj për komunitetin e vogël ku jetonim. A thua uria kolektive për bukurinë e Salambos, i përcaktoi destinin asaj gruaje që sot në moshë të shtyrë vazhdon të mbijetojë nga shitja e trupit. Kush është ajo në të vërtetë?
Ekziston një njeri tjetër përtej stereotipit?
Nëse ajo do të tregonte jongjarjet, shenjat e përjetimeve, ëndrrat dhe makthin që ka shtypur në nënvetëdije, ushqyer nga gjurmët që të tjerët kanë lënë përmes trupit në botën e saj, çfarë do kishte për të thënë?