“Polis Anime Fest”
“Polis Anime Fest” rikthehet në edicionin e tij të 2-të!
Më 10 dhe 11 dhjetor, nga ora 09:00–17:00, MAD Center në Universitetin Polis do të kthehet në hapësirën e krijimtarisë dhe pasionit për universin anime.
Ky event, i organizuar dhe kuruar nga pedagogët David Kryemadhi dhe Florian Bregu, me mbështetjen e @polisuniversity
@oncomixcommunity @adrionltd @shadowwclone @mazeofgames_ @gamecity.al @kanceleri_ina @rodi.kozeli @stampisti dhe @albatsuki_animestore vazhdon misionin e zbulimit te talenteve të reja ne ndërtimin e një komuniteti masiv artistësh të rinj që krijojnë dhe frymëzohen nga kultura anime.
Japonia, vendlindja e anime-s dhe manga-s, mbetet frymëzimi kryesor që i jep shpirt këtij eventi, ndaj prania juaj do ta bëjë këtë festë akoma më të veçantë.
*Janë të mirëpritur pjesëmarrës dhe të apasionuar të botës anime edhe jashtë Universitetit Polis.
AKTIVITETI:
Gjatë dy ditëve të festivalit, pjesëmarrësit do të konkurrojnë në 2 nivele:
1. Konkurs ilustrimi Anime, me fokus krijimi i një Concept Art-i ose Fan Art-i të frymëzuar nga personazhe të njohura të universit anime që
vazhdon të magjepsë miliona fansa në mbarë botën. Punimet më të mira do të vlerësohen nga një juri profesionistësh dhe artistësh të fushës.
2. Game Competition që do të mbledhë së bashku lojtarë të vidjolojërave të zhanërit “fighting” në një atmosferë sfiduese, dinamike dhe plot adrenalinë.
*Fituesit e konkurseve do të vlerësohen me disa dhurata, si: action figures, libra manga, retro game console, t-shirts, aksesorë (art &
illustration).
Urojmë suksese dhe kreativitet të pafund të gjithë konkurrentëve!