Pop-up Librari nga Botimet “Toena” – Takime & biseda
Të dashur lexues,
Prej 33 vitesh, BOTIMET TOENA kanë ecur krahë jush.
Me përkushtim dhe me dashurinë për Librin, kemi sjellë për ju mbi 3000 tituj të mijëra autorëve nga e gjithë bota.
Sot, ju vijmë edhe më afër. Për dy javë rresht, BOTIMET TOENA do të shndërrohen përkohësisht në një Librari, në hapësirën e ngrohtë të HANA CORNER CAFÉ, për t’ju ftuar të ndaleni, të shfletoni, të përjetoni dhe të bisedoni me ne.
Kjo hapësirë pop-up është ftesa jonë për ju: Ejani të udhëtojmë së bashku në faqet e librave që na emocionojnë, na sfidojnë dhe na frymëzojnë!
Sot, nuk duam të jemi thjesht botues. Duam të jemi shokët tuaj të Leximit.
Çdo libër për ne është një udhëtim që nis bashkë me ju. Çdo libër që prek dorën tuaj është një botë që pret të zbulohet, një histori që i flet zemrës tuaj.
Bëhuni pjesë e këtij rrugëtimi të ri me ne! Çdo mbështetje e juaja na afron më pranë botës që duam të ndajmë së bashku.
Libra, aktivitete, takime, lexime.
Çdo ditë, nga data 31 janar – 15 shkurt 2026, nga ora 11:00-20:00,
pranë Hana Corner Café
Me dashuri,
BOTIMET TOENA