
“Portret Koncert” me Zamir Kabon & Dejon Bendaj te TKOB
🎹Portret Koncert është më shumë se një mbrëmje muzikore është një reflektim i dy portreteve artistike që ngjiten në skenë këtë 31 maj në TKOBAP.
Nga njëra anë, Dejon Bendaj, violinist që nga fëmijëria, i rritur me skenën dhe çmimet ndërkombëtare, vjen me një teknikë që digjet nga pasioni.🤩
E nga ana tjetër, Zamir Kabo, pianist i formuar në akademitë më prestigjioze të Europës, vjen me një interpretim që flet plot ndjeshmëri dhe forcë.
✨Të bashkuar për të sjellë në jetë veprat e Mozart, Prokofiev dhe Bartok, ata krijojnë një mbrëmje që nuk dëgjohet… por ndjehet.
🎶Dy artistë të cilët do të rikthejnë muzikën e dhomës në qendër të emocioneve.
Një natë – Dy figura – Një portret.
Në skenën tonë.✨🎶
🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!
