Post Festival “International Student Film Festival in Tirana”
Pas suksesit të edicionit të parë, International Student Film Festival in Tirana vijon rrugëtimin e tij përmes fazës “Post Festival”, një program i dedikuar rikthimit të filmave të përzgjedhur pranë publikut.
Nga 3–5 Qershor, Kinema Maks Velo do të mirëpresë një seri screening me hyrje të lirë, ku publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një përzgjedhje të filmave më të spikatur të ISFFT 2026 në kategoritë:
— Best Short Film
— Best Documentary
— Best Animation
Faza Post Festival synon të zgjasë jetën artistike të festivalit përtej ditëve zyrtare të tij, duke krijuar një hapësirë të vazhdueshme takimi mes publikut, studentëve të filmit dhe zërave të rinj të kinemasë ndërkombëtare.
Përmes këtij programi, ISFFT vazhdon misionin e tij për të promovuar kinemanë studentore, dialogun kulturor dhe aksesin e hapur ndaj artit filmik bashkëkohor.