Premiera e baletit “RADIAN” te Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit

RADIAN ✨
Jo gjithçka që na lidh është e dukshme.

Një krijim i ri koreografik nga Edi Blloshmi, me muzikë origjinale nga Robert Bisha, vjen si premierë botërore në skenën e TKOBAP-së.

I frymëzuar nga jehonat e Mesdheut, RADIAN eksploron hapësirën ku lëvizja bëhet rezonancë dhe tingulli merr formë fizike. Trupi, muzika dhe hapësira ndërthuren në një dialog të pandërprerë, duke krijuar një përvojë artistike ku e njohura dhe e panjohura takohen brenda të njëjtës rrahje zemre.✨

Universi vizual i veprës merr formë përmes kostumografisë së Edlira Qyshkës dhe konceptit të ndriçimit nga Eni Tafaj, me Alisa Gjonin si asistente koreografe.🎶

“Kjo vepër realizohet në saj të mbështetjes së Delegacionit Evropian në Shqipëri”.

Mos mungoni me 29 & 30 qershor 2026.
Ora 20:00.

🎟️ Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30

Ju mirëpresim!

Date

29/06/2026
Kategorite

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.