
Premiera e filmit të shkurtër të animuar “ANTIMUZEU”
🎬 Premiera e filmit të shkurtër të animuar “ANTIMUZEU”
📅 8 tetor, ora 19:00
📍 Kinema Maks Velo
“Një rrëfimtar tregon për jeten e tij te bukur, por një muzikë e ndalon herë pas here e atij i duhet t’ia nis nga e para, duke përgenjështruar veten e duke shpalosur një të vërtetë gjithnjë e më të hidhur.”
Një rrëfim mbi iluzionet e të shkuarës, dëshirave të parealizuara, dhe të vërtetave që nuk shkëputen dot nga kujtesa e individit dhe shoqërisë. Filmi “Antimuzeu”, bazuar në qindra rrëfime të atyre që vuajtën padrejtësisht burgjet duke humbur rininë, pasionet dhe dashurinë, është një zbulesë e të shkurës së hidhur që nuk shuhet dot përtej përpjekjeve për ta harruar.
✨ Ju mirëpresim në premierë!
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit SHPIRTËRIM i cili zbatohet nga Tek Bunkeri me mbështetjen e programit EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
