Prezantim i librit “Makth” nga Eva Caca në Tiranë
MAKTH” – Autore Eva Caca
Një roman që të përball me të vërtetën, kujtesën dhe lirinë. Një histori që nis në prag të Vitit të Ri dhe shndërrohet në një përballje të fortë me të shkuarën.
Një akuzë, një dënim, një vendim… dhe një grua që duhet të gjejë forcën për të rrëfyer të vërtetën e saj.
“Makth” është një roman mbi plagët që lë e shkuara, mbi identitetin, dinjitetin dhe guximin për të mos u dorëzuar përballë padrejtësisë.
Të ftuar specialë:
– Diana Çuli
– Albert Gjoka
– Elda Gjika
– Marsela Grabocka
Organizatore: Shoqata “AlbAccess Open”
Moderatore: Anxhela Zogaj
20 nëntor 2026, ora 17:30
📍 Biblioteka “Musine Kokalari”
Një takim me letërsinë, emocionin dhe historinë që fshihet pas faqeve të këtij libri.
Ju ftojmë të ndajmë së bashku emocionet e kësaj historie, ku dhimbja shndërrohet në forcë dhe e vërteta bëhet rruga drejt ringritjes.
Romanin “Makth” mund ta gjeni në libraritë:
Sara, Adrion, Leximtari, Tiranabook, Bookinist, Arts, Plisi, Kristali, Librat që duam dhe Libri Universitar.
Ju mirëpresim me shumë kënaqësi në një mbrëmje kushtuar librit, së vërtetës dhe forcës së gruas për t’u ringritur.