Prezantim i romanit “Xhejmsi” të Percival Everett-it te Libraria “Adrion” Tiranë
Ju ftojmë në librari Adrion, ditën e mërkurë, në datën 5 nëntor, 2025, në orën 12.00 në prezantimin e romanit “Xhejmsi” të Percival Everett-it, fitues i çmimit Pulitzer 2025, National Book Award etj.
Me një përkthim të bukur të Virgjil Muçit, “Xhejmsi” është një eksplorim i fuqishëm i lirisë, identitetit dhe shpirtit njerëzor, duke ofruar një perspektivë të re mbi një rrëfim klasik. Përmes syve të Xhimit, Everett i sfidon lexuesit të rishqyrtojnë rrëfimet historike dhe letrare per racën dhe njerëzimin, duke e bërë atë një kontribut të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore.