Prezantim libri nga Ben Blushi në Tiranë
Tirana ka shumë histori. Disa i dimë. Disa i kemi harruar.
E disa janë aq të çmendura, sa duhet të vijë Ben Blushi për të na i rrëfyer!
📌 Në një datë simbolike, 17 nëntor, ditën e Çlirimit të Tiranës, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ju fton në një takim të veçantë me shkrimtarin BEN BLUSHI, për të zbuluar botën e romanit të tij më të ri, “Historitë e çmendura të Tiranës : nga 1600 deri në vitin 2000”.
💡Sa sekrete fshehin rrugët e Tiranës? Sa personazhe të pazakonta, intriga, dashuri, ambicie, përplasje e fate njerëzore kanë kaluar nëpër këtë qytet, përpara se ai të bëhej kryeqyteti që njohim sot?
🎙️ Ben Blushi do të jetë mes nesh, për të rrëfyer, për të zbuluar prapaskenat e librit, për të ndarë me lexuesit historitë që e frymëzuan dhe, sigurisht, për t’iu përgjigjur edhe pyetjeve më kureshtare!
📍Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Qendra “Sotir Kolea”
📅 E martë, 17 nëntor 2026
⏰️ Ora 17:00
Ju mirëpresim!
Date
- 17/11/2026
Location
- Salla "Sotir Kolea", Biblioteka Kombëtare
- Rruga e Elbasanit, Tiranë