Prezantimi i librit “Brezi i Ankthit” nga Jonathan Haidt

📚 Ftesë për prezantimin e librit “Brezi i Ankthit” nga Jonathan Haidt

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD), në bashkëpunim me shtëpinë botuese Pegi, ju fton të merrni pjesë në prezantimin e librit më të diskutuar të momentit – “Brezi i Ankthit”, një New York Times Bestseller që po trondit debatet mbi ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe të rinjtë.

🗓 Data: 16 tetor
🕑 Ora: 14:00
📍 Vendi: COD – Biblioteka e Kryeministrisë

Libri i autorit të njohur amerikan Jonathan Haidt ngre një alarm të fortë mbi gjendjen psikologjike të brezit të ri dhe sfidon mënyrën se si teknologjia ka ndryshuar jetën tonë familjare, sociale dhe emocionale. Ky prezantim vjen si një mundësi reflektimi për prindër, mësues, profesionistë të shëndetit mendor dhe të gjithë të interesuarit për mirëqenien e shoqërisë sonë.

🤝 Bashkohuni me ne për një diskutim të hapur dhe të nevojshëm mbi pyetjen: A po rritet një brez në ankth — dhe çfarë mund të bëjmë për ta ndihmuar?

Date

16/10/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

14:00

Location

COD Kryeministri

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.