
“Princeshat dhe Bizelja Magjike” te “Teatri i Kukullave” Tiranë
Zonjusha dhe Zotërusha!
Rihapim dyert e teatrit me një përrallë klasike përshtatur plot humor, muzikë dhe fantazi! 🎭🌟
🎶 “Princeshat dhe Bizelja Magjike”, përralla e Andersenit, këtë herë vjen në formën e muzikalit komik, duke magjepsur të vegjlit dhe të rriturit.
📖 Një mbretëri është në dëshpërim sepse Princi nuk arrin të gjejë princeshën e duhur… Por me ndihmën e bizeles magjike, ai më në fund do të zbulojë motivin e jetës së tij! 🌱👸🤴
📍 Mosha e sugjeruar: 5+
🗓 Datat: 13 & 14 Shtator
⏰ Orari i shfaqjeve: 10:30 dhe 11:30
📍 Vendndodhja: Teatri i Kukullave
🎟 Biletat mund t’i siguroni pranë recepsionit të teatrit:
🗓 E mërkurë & e enjte: 09:00 – 13:00
🕔 E premte: 15:00 – 19:00
📆 Ditët e shfaqjes: 09:00 – 10:00
🔴 Vëmendje!
Dyert e teatrit mbyllen 10 minuta para fillimit të shfaqjes. Ju lutemi paraqituni në kohë që vogëlushët tuaj të mos humbin asnjë moment të magjisë! ✨
🌟 Mos mungoni në këtë aventurë ku muzika, dashuria dhe komedia bashkohen në një përrallë të paharrueshme!
