
Programi i edukimit te “Galeria e Artit” Tiranë – Punëtoria “Tirana qyteti në sytë e mi”
FTESË PËR PJESËMARRJE NË PROGRAMIN E EDUKIMIT NË @galeriartirane
Në kuadër të ekspozitës së hapur rishtazi në Galerinë e Artit Tiranë, të artistit italian @marcopietracupa ekipi i edukimit i GAT, nën udhëheqjen e @inaelezi , ka përgatitur një seri punëtorish krijuese të frymëzuara nga arti i tij.
✨ A dëshiron të eksperimentosh me skica, pikturë, kolazhe apo fotografi?
✨ A do të shfaqësh krijimet e tua në një mini-ekspozitë?
✨ A je kurioz të zbulosh Tiranën përmes një objektivi artistik?
📍 Ejani në Galerinë e Tiranës dhe bëhuni pjesë e një aventure kreative që lidh qytetin, artin dhe talentin tuaj!
Këto punëtori u dedikohen të rinjve dhe fëmijëve që duan të eksplorojnë Tiranën me sy të freskët dhe imagjinatë të lirë.
𝘗𝘳𝘰𝘨𝘳𝘢𝘮𝘪 𝘪 𝘱𝘶𝘯ë𝘵𝘰𝘳𝘪𝘷𝘦
E premte , 𝟐𝟔 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 – “Tirana ime përmes një objektivi” / mosha 10–12 vjeç
E mërkurë, 𝟎𝟏 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫 – “Reflektim” / mosha 10–14 vjeç
E premte, 𝟎𝟑 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫 – “Tirana qyteti në sytë e mi” / mosha 7–12 vjeç
E premte, 𝟏𝟎 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫 – “Tirana Bardhë e Zi” / mosha 11–14 vjeç
Ftojmë të gjitha shkollat publike dhe private të marrin pjesë në këtë nismë, me qëllim përfshirjen e nxënësve në aktivitetet kulturore dhe edukative të Galerisë së Artit Tiranë.
📧 Regjistrimi: duke kontaktuar në adresën
𝐢𝐧𝐚.𝐞𝐥𝐞𝐳𝐢𝟗𝟏@𝐠𝐦𝐚𝐢𝐥.𝐜𝐨𝐦
