
Projekti “Spektri i dijebërjes së Xhubletës” te “Albanian Night”, në Tiranë
Projekti “Spektri i dijebërjes së Xhubletës, mjetet dhe teknikat e prodhimit, moda si stil i traditës” vjen në eventin përmbyllës të tij, më 29 maj 2025, në Qendrën Kulturore “Albanian Night”, në Tiranë.
Këtë herë do të jenë nxënësit e shkollave profesionale të Shkodrës, Tiranës dhe Elbasanit që do të paraqesin punimet e krijuara nga vetë ata të frymëzuar nga çfarë mësuan në seminaret e zhvilluara së bashku. Nxënësit e këtyre shkollave do të jenë pjesë e konkursit mes tyre nga ku do të shpallet edhe punimi më i bukur e i arrirë mbështetur tek tradita.
Falenderojmë #MEKI – n për mbështetjen financiare, Agjensinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, AKPA për koordinimin e punëve me shkollat e mesme profesionale!
Falenderojmë projektin e SDC, S4J – zbatuar nga Swisscontact, për organizimin e nismës tonë në Elbasan, drejtoritë e shkollave, stafet mësues – nxënës për gadishmërinë dhe dëshirën për ta zhvilluar së bashku projektin, nga Fondacioni TRE MARIAT/Qendra Antropologjike XHUBLETA!
#xhubletashqiptare
#trashëgimikulturore
#fondacionitremariat
#qendraantropologjikexhubleta
