“Prokofiev dhe Rachmaninoff” te TKOB

Prokofiev dhe Rachmaninoff në TKOBAP✨

Skena e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor mirëpret një mbrëmje koncertore të veçantë kushtuar dy prej kompozitorëve më të mëdhenj të repertorit simfonik.

Më 17 mars, ora 19:00, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë Koncertin për piano nr. 2 në Sol minor, op. 16 të Sergei Prokofiev dhe Simfoninë nr. 2 në Mi minor, op. 27 të Sergei Rachmaninoff, dy vepra që spikasin për fuqinë dramatike dhe pasurinë e ngjyrave orkestrale.

Në piano do të interpretojë Kostandin Tashko, ndërsa orkestrën e TKOBAP-së do ta drejtojë dirigjenti Sergio Alapont, në një mbrëmje që premton emocione të forta dhe një përjetim të veçantë artistik për publikun. 🎼

Për rezervime kontaktoni në:
+355 69 870 3233

🎟️ Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30

Ju mirëpresim!

Date

17/03/2026
Kategorite

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.