Promovim i albumit fotografik “100 Foto, një Shqipëri : Destinacione turistike të vendit përmes artit pamor”

Instituti Liberal i Tiranës PASHKO, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ka kënaqësinë t’ju ftojë në promovimin e albumit fotografik “100 Foto, një Shqipëri : Destinacione turistike të vendit përmes artit pamor”.

Një udhëtim përmes fotografisë në peizazhet, pasuritë natyrore, monumentet historike dhe trashëgiminë kulturore të Çermenikës, që sjell në vëmendje bukurinë dhe veçantinë e kësaj treve, përmes një përzgjedhjeje prej 100 fotografish.

Albumi synon të promovojë Çermenikën si një destinacion me vlera të spikatura turistike dhe kulturore, duke e kthyer fotografinë në një mënyrë për të dokumentuar, ruajtur dhe ndarë me publikun identitetin e saj.

📍 11 nëntor 2026
🕐 Ora 13:00
📌 Aula Magna, Universiteti Europian i Tiranës (UET)

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij takimi kushtuar bukurisë, historisë dhe trashëgimisë shqiptare!

Date

11/11/2026

Location

UET

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.