
Promovim i albumit “The Balkan Piano” Amir Xhakoviq
“The Balkan Piano”- Ky album, i cili është publikuar nga shtëpia diskografike prestigjoze “Toccata Classics” 🎶 në Londër, është projekt unik dhe novator, pasi për herë të parë sjell vepra përfaqësuese të kompozitorëve nga i gjithë Ballkani – 🇦🇱 Shqipëria, 🇧🇦 Bosnje – Hercegovina, 🇧🇬 Bullgaria, 🇭🇷 Kroacia, 🇬🇷 Greqia, 🇽🇰 Kosova, 🇲🇪 Mali i Zi, 🇲🇰 Maqedonia e Veriut, 🇷🇸 Serbia dhe 🇸🇮 Sllovenia.
Promovimi i këtij albumi do të zhvillohet në mjediset e Bibliotekës së Kryeministrisë, më datë 🗓️ 25 mars, ora ⏰ 18:00, me pjesëmarrjen e pianistit Amir Xhakovi, mjeshtrit Zhani Ciko, Rudina Ciko, Zana Shuteriqi dhe Zef Çoba.
