Promovim i librit “Gruaja në kinemanë shqiptare, gjatë dhe pas komunizmit” nga Malda Lika
Kam kënaqësinë t’ju ftoj të gjithëve në prezantimin e punimit tim mbi gruan në kinemanë shqiptare, këtë të shtunë më 1 nëntor, prej orës 18:00 në hapësirat e Qendrës së Artit Agimi.
Të parit e gruas në kinemanë shqiptare gjatë dhe pas komunizmit është një tematikë e rëndësishme e cila duhet eksploruar, prandaj ju ftoj ta zbulojmë së bashku.
Ky projekt nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kultures dhe Sportit, Arkivit Qendror Shtëror të Filmit, Agjencisë së Industrisë Kreative dhe Qendrës së Artit Agimi.
Ju mirëpres! ❤️