Promovim i librit “Pietro Marubbi dhe lindja e studios së parë fotografike në Shqipni”
📖 FTESË E HAPUR | Prezantimi i librit “Pietro Marubbi dhe lindja e studios së parë fotografike në Shqipni”
Kam kënaqësinë me ju ftu në prezantimin e dytë publik të librit tim, një studim shumëvjeçar mbi jetën, veprën dhe trashëgiminë e fotografit që themeloi studion e parë fotografike në Shqipni.
📅 E premte, 27 shkurt 2026
🕚 Ora 19:00
📍 Librari “Valentini”, Tiranë
Në këtë takim do të kem nderin me pasë të ftuem Dr. Zef Paci dhe Anna Shkreli, të cilët do të ndajnë me publikun reflektime mbi librin dhe figurën e Pietro Marubbit.
Ky prezantim është një ftesë për me u takue, me bisedue e me nda së bashku historitë, dokumentet dhe zbulimet që ky libër sjell për herë të parë mbi një nga figurat më themeltare të artit fotografik shqiptar.
Ju pres me kënaqësi!
—
Luçjan Bedeni