
Promovim i librit “Terrene Libri “TERRENE – Tetë vështrime mbi Spaçin” në Tiranë
Libri “TERRENE – Tetë vështrime mbi Spaçin” sjell një mozaik reflektimesh mbi një prej vendeve më të rëndësishme të historisë së dhunës dhe kujtesës në Shqipëri.
Nga politika dhe ekonomia e punës së detyruar, te arkitektura dhe letërsia, autorët na ftojnë të mendojmë për mënyrën se si kujtojmë dhe përkujtojmë Spaçin, pa e kthyer traumën në spektakël, por duke ruajtur zërat e heshtur.
Ju ftojmë në një bisedë të hapur me Anna Shkrelin, Antonela Pepkolaj, Artan Puto dhe Sokol Çunga për të eksploruar këto tema.
🗓 24 Shtator
🕕 19:00
📍 Biblioteka Kombëtare, Qendra “Sotir Kolea”, Tirane
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit SHPIRTËRIM i cili zbatohet nga Tek Bunkeri me mbështetjen e programit EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
