
Promovim i librit “TERRENE – Tetë vështrime mbi Spaçin” te Muzeu Etnografik, Kavajë
Promovim i librit “TERRENE – Tetë vështrime mbi Spaçin”
Ky vëllim sjell tetë qasje të ndryshme mbi kampin e Spaçit; nga historia politike dhe ekonomia e punës së detyruar, te antropologjia, arkivistika, arkitektura, gjuha dhe letërsia. Çdo autor e sheh Spaçin si një pikëtakim të dhunës, kontrollit dhe kujtesës, por edhe si një hapësirë reflektimi dhe imagjinimi për të shkuarën tonë kolektive.
Libri nuk jep një “të vërtetë” të vetme; ai ndërton një mozaik reflektimesh dhe pyetjesh: si mund të ruhet autenticiteti i traumës pa e kthyer në spektakël? Si mund të mbrohet kujtesa e atyre që nuk janë dëgjuar?
Ju ftojmë në një bisedë të hapur me Anna Shkrelin dhe Ledi Shamku-Shkrelin për të eksploruar këto tema.
🗓 22 Shtator
🕕 18:00
📍 Muzeu Etnografik, Kavajë
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit SHPIRTËRIM i cili zbatohet nga Tek Bunkeri me mbështetjen e programit EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
#TekBunkeri #Terrene #Spaçi #Kujtesa #EU4Culture #Shpirterim
