Promovim libri “Grabjani mes kodrave” me Lekë Tasi te “TUMO” Piramida

Aiidssh – Në datën 20 shkurt 2024, në 33 vjetorin e rënies së bustit të diktatorit dhe nisjes së një epoke të re për Shqipërinë, pa dhunë, terror, persekutime dhe internime takohemi në Qëndrën TUMO, ora 13.00 tek Ish-Piramida për të diskutuar librin e shkrimtarit, Lekë Tasi, “Grabjani rrëzë kodrave”.

📚“𝐆𝐫𝐚𝐛𝐣𝐚𝐧𝐢 𝐦𝐞𝐬 𝐤𝐨𝐝𝐫𝐚𝐯𝐞”, është një libër me tematike nga ngjarjet që i përkasin periudhës së erret diktatoriale, me mohimin e lirisë dhe shprehjes pëshkruar me nota realiste në rrëfimin mbi internimin e familjes së autorit si dhe qindra e mijëra familje të tjera, mes viteve 1944-1991.

👉Me shkrimtarin Lekë Tasi, ish i përndjekur politik dhe të tjerë shkrimtarë që prekin ngjarje të patrajtuara të periudhës 1994-1991, Autoriteti po punon ngushtësisht që programi i KLUBI I LIBRIT-“Mësojmë nga e kaluara” të shtrihet gjerësisht të mësuesit dhe nxënësit e arsimit parauniversitar .

✍️Lekë Tasi u lind më 1929. Studioi violonçel nën drejtimin e pedagogut Walter Caletti, në vitet 1939 – 1943, më pas me Ymer Skënderin, në Liceun Artistik në vitet 1949-1952. Punoi çelist i parë në Orkestrën e Radios dhe të Teatrit të Operës ku u pushua për motive politike në vitin 1967.

I ati Koço Tasi, avokat me profesion, i njohur në vitet ’20, kishte qenë Anëtar i Parlamentit të Parë Shqiptar pas Kongresit të Lushnjës. Pas Revolucionit të qershorit, emigroi për 17 vjet në Greqi. Xhaxhai Akile Tasi, me karrierë të ngjeshur politike në kohën e luftës, me profesion gazetar, vdiq në burgjet e diktaturës.

Leka u dërgua me punë të detyruar, pak më vonë u internua familjarisht në Grabjan të Lushnjes, 1975-1990. Jetën e kësaj periudhe e ka rrëfyer në librin autobiografik “Grabjani rrëzë kodrave”, Tiranë, 2009. Aktiviteti i tij kryesor është piktura.

➡️Megjithëse autodidakt, ka punuar seriozisht qysh herët duke u frymezuar sipas natyrës dhe duke mësuar nga mjeshtrit e mëdhenj. Me kthimin e tij, pas internimit, në Tiranë më 1990, ai rifillon të pikturojë dhe ka ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve, si dhe disa ekspozita të tjera personale e kolektive. Vepra e tij u prrdor nga @aidssh si imazh I kartolines së parë të urimit, me teme nga reflektimi mbi kujtesën.

Date

20/02/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

13:00

Location

"Tumo", Piramida, Tirane

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.