Promovim libri “Kur poeti kërkon poetin” nga Anastas Kapurani
“Kur poeti kërkon poetin” – Promovimi i librit të ri të Anastas Kapuranit
Fondacioni UET PRESS ju fton në promovimin e librit më të ri të autorit Anastas Kapurani, “Kur poeti kërkon poetin”, botuar në kolanën Scripta Manent, me parathënie nga Prof. Asoc. Dr. Ermir Nika.
Një takim letrar kushtuar poezisë, krijimtarisë dhe dialogut mes autorit dhe lexuesit, ku do të ndahen reflektime mbi veprën, mesazhet dhe rëndësinë e saj në hapësirën letrare.
📅 E mërkurë, 4 nëntor 2026
🕐 Ora 13:00
📍 Salla Aula Magna, Godina A, Kampusi UET
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij bashkëbisedimi letrar!