Promovimi i albumit “Eko e një kohe të largët” Haig Zacharian te Kinema “Drita” (AQSHF)

“EKO E NJË KOHE TË LARGËT”
Finalizimi i albumit me kolonat zanore të filmave shqiptar, të kompozitorit Haig Zacharian, të mërkurën ora 19:00 në kinema “Drita”, Arkivi Qendror Shteteror i Filmit

Faleminderit, Prof. Haig Zacharian, që me brishtësinë dhe meloditë tuaja, i dhatë dritë ekranit dhe shpirtit të çdo njeriu, e që ruan në arkivin e kujtesës temat tuaja muzikore!
Falënderoj kompozitorët Endri Sina dhe Klodian Qafoku për bashkëpunimin profesional të cilët realizuan përshtatjen e temave filmike për instrumentin e pianos!
Falënderoj koleget e mia, Xhovana Marku dhe Merita Balliu, të cilat me pasion, energji pozitive dhe përkushtim, më mbështetën në këtë album!
Mirënjohje për personalitetet e artit shqiptar: Holta Sina, Stefan Çapaliku, Pluton Vasi, Florian Vlashi, Petrika Afezolli, Endri Sina, për shkrimet dhe mbresat e tyre mbi figurën e Prof. Haigut, të përfshira në këtë botim.
Falënderoj Kryetarin e Qarkut të Tiranës, z. Aldrin Dalipi për mbështetjen dhe dashamirësinë e tij të vazhdueshme ndaj vlerësimit të personaliteteve të artit shqiptar!
Falënderoj Drejtorin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, z. Eljan Tanini, për mbështetjen dhe vënien në dispozicion të materialeve fotografike nga filmat shqiptarë, si dhe realizimin e mbremjes së promovimit në ambientin e kinema “Drita”.
Falënderoj shtëpinë botuese Media Print, znj. Elda Vela për bashkëpunimin tonë prej 5 vitesh në botimin e 5 albumeve muzikore!
Falenderoj z. Kozma Mihali, Bledi Bledi Luzi për suportin dhe mbështetjen e tyre profesionale.
Falenderoj Armand Sallabanda për setin e fotove artistike dhe Rovena Kita për kujdesin e imazhit tim! Falenderoj mikun tim Kyd Zacharian për imazhet filmike të videos!

Ju mirëpresim!

Date

10/12/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

Arkivi Qendror Shteteror i Filmit
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.