
Promovimi i botimit ‘Raportime të thelluara nga Kamza’ te Qendra ATA
Na u bashkoni me datë 28 gusht, në orën 7 mbasdite (19.00) në hapësirën e grupit Ata për promovimin e botimit të ri ‘Raportime të thelluara nga Kamza’, publikuar për platformën tonë nyje.al
Ky botim përmbledh nëntë shkrime të gjata për çështje të rëndësishme lidhur me kulturën, shëndetësinë, politikat sociale, hapësirat publike, çështjet mjedisore, financat publike, pakicat etnike, emigrantët si punonjës sezonal, si dhe zhvillimet urbane në qytet. Në takim do të mund të flasim me disa prej autorëve kontribues dhe do të keni mundësi të merrni kopjen tuaj si dhuratë.
Publikimi bën bashkë kontribute nga autorët/et:
Elsa Demo
Kristina Millona
Ervin Kaçiu
Erisa Kryeziu
Artan Rama
Liri Kuçi
Armando Memushi
Osman Stafa
Dorina Pllumbi
Dizajni dhe faqosja është realizuar nga artistja dhe arkitektja Klodiana Millona @millonaliu
Projekti që përfshin këtë publikim, tekste online në web, dhe një seri podcastesh është përkrahur nga BIRN Albania në partneritet me SCiDEV dhe Qendra Faktoje, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian.
Ju mirëpresim në këtë adresë: https://tinyurl.com/2jfraz5n
